Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nën akuzën e ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit policor të koduar “Game Over” janë sekuestruar 9.550 euro dhe 142.500 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 4 persona duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë 45-vjeçari V. S., të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta persona duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




