Politike

Të enjten konstituohet grupi i dialogut për reformat, kush janë anëtarët

Të enjten në Komisionin e Ligjeve pritet të konstituohet grupi i dialogut për ligjet me 3/5. Grup[i i punës do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca.

Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë, Oerd Bylykbashi, njëri nga Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ndërsa anëtari i tretë është lënë bosh për një deputet nga grupi Basha. Ky i fundit ka refuzuar ndaj anëtarja e tretë do të jetë  Dhurata Çupi.

Ndërkohë nga mazhoranca anëtar do të jenë Damian GJiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.  Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve. Projekti i parë që do të kalojnë lidhet me përmbajtjen e amnistisë penale pas dorëheqjes së PS-së nga propozimi i fundit për të futur në këtë proces edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion nga GJKKO.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë