Gazeta Si – Një-19 vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi u kap me disa doza kanabis, të cilat i shpërdante duke përdorur një motomjet pa targa.
Në pranga ka rënë i riu E.N., i cili u kap teksa qarkullonte në aksin rrugor Lezhë-Milot ku pavarësisht thirjeve të policisë ka refuzuar të ndalojë duke vijuar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të Lezhës.
Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




