Kuriozitete

Makiato, kafeja më e pëlqyer për shqiptarët

Nga Gazeta Si- Është një ndërthurje e gjeografisë dhe gastronomisë që ka “vendosur” se cilën kafe preferojnë më shumë njerëzit në vende të ndryshme të botës.

Një hartë e krijuar nga Coffeeness, një blog i dedikuar tërësisht kafesë tregon dhe kafen e preferuar për vendet, me kapucinon që kryeson renditjen në 24 vende, duke përfshirë Belgjikë, Francë, Hollandë, Spanjë, Arabi dhe Kenia.

Ndërkohë, në Shqipëri, kapuçino është kafja e dytë më e pëlqyer dhe në vend të parë është makiato.

Blogu ekzaminoi vëllimin e kërkimit në Google për 21 lloje kafeje nëpër vende në mbarë botën gjatë 12 muajve të fundit. Kjo përfshin kërkimet e bëra si në anglisht ashtu edhe në gjuhën amtare të secilit shtet përkatës.

“Njerëzit e duan kapuçinon sepse ofron një sasi të ekuilibruar të secilit komponent në çdo gllënjkë”, thotë Coffeeness.

Espresso është kafja e dytë më e njohur në planet.

Në vendin e tretë, është kafeja e zezë. Është zgjedhja e preferuar në 12 vende duke përfshirë Bullgarinë, Portugalinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë.

Amerikano, e bërë nga përzierja e një kafeje ekspres me ujë të nxehtë, renditet në vendin e katërt, duke kryesuar listën në 10 vende, përfshirë Italinë, Korenë e Jugut dhe Argjentinën.

Përfundimi i pesëshes së parë është Mocha. Pija me bazë qumështi, e cila është e aromatizuar me pluhur ose shurup çokollatë dhe zakonisht e mbushur me krem dhe copa çokollate, është e preferuar në gjashtë vende, përfshirë Bangladeshin, Hong Kongun, Japoninë dhe Zelandën e Re.

Pijet e tjera të njohura të kafesë janë latte, kafeja irlandeze, e bardhë dhe kafeja e ftohtë, të cilat të gjitha ndodhen në vendin e gjashtë.

Latte, e bërë me një ose dy gota ekspres të përzier me qumësht të zier me avull dhe një shtresë të trashë qumështi, është më e popullarizuar në Hong Kong, Malajzi, Vietnam dhe Brazil.

Kafeja irlandeze është e preferuar në Irlandë dhe në Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

“Është një variacion i vecnatë i kafesë sepse është me një dozë uiski, e ëmbëlsuar me pak sheqer dhe sipër ka një shtresë kremi pana”, thotë Coffeeness.

Ndërsa makiato, e shërbyer me një raport kafe-qumësht 1 me dy, është e preferuar në Britaninë e Madhe, Shqipëri, Honduras dhe Australi.

“Është e mrekullueshme për njerëzit që e shohin kapuçinon shumë të lehtë por një ekspres shumë të hidhur”, sipas Coffeeness.

Në fund të renditjes përfshihej Cortado (ekspres dhe qumësht i zier në avull) frappuccino (E bërë me kafe, akull dhe shurupe) dhe kafe turke (e përgatitur në një gjezve duke përdorur kafe të bluar dhe e ëmbëlsuar sipas shijes).

Një hartë e veçantë për SHBA zbulon kafenë më të njohur në çdo shtet.

Ekspresi zë vendin e parë në 28 shtete nga Alaska, Uashingtoni dhe Oregon në perëndim deri në Maine, Nju Jork dhe Karolinën e Jugut.

Në vendin e dytë është latte, e favorizuar në 14 shtete duke përfshirë Ëisconsin, Illinois, Ohio dhe Kentucky.

Kapuçino është në vendin e tretë, e cila është pija e preferuar e kafesë në 11 shtete duke përfshirë Teksasin, Misisipin, Pensilvaninë dhe Florida.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë