Kombetarja

Shpresat e Bushit ngecin në ‘Air Albania’, vetëm barazim pa gola me Finlandën

Gazeta Si – Kombëtarja U-21 e Shqipërisë nuk shkoi më shumë barazimi 0-0 në ndeshjen e radhës kualifikuese të Europianit. Skuadra e trajnerit Alban Bushi ka lënë kështu 2 pikë të çmuara në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje që duhej ta kishte fituar.

Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës. Madje, mund të ishin ndëshkuar në ndonjë rast nga Finlanda. Shpresat kanë në përbërje lojtarë me kualitet dhe Berisha, Pajaziti, Bajrami, Simoni dhe Shpendi, megjithatë kanë dituar ta zgjidhin ndeshjen.

Kuqezinjtë e vegjël mbajnë vendin e 3-të në Grupin E të eliminatoreve. Pas këtij barazimi, ata kanë 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë, por Shqipëria ka një ndeshje më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë