Ka ndodhur

Aksidentohet për vdekje këmbësori 20 vjeçar në Durrës, shoqërohet në polici shoferi

Nga Gazeta ‘Si’-Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një asksidenti në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor, ku automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Policia thotë se ka  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidenti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë