Gazeta Si- Një 27-vjeçar ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, pasi bashkëshortja e tij ka shkuar në maternitet për të lindur, por foshnja e saj ka ndërruar jetë.
Në njoftimin e saj për shtyp, policia tha se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




