Kosova

Daçiç në Moskë: Falenderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe zëvendëskryeministri Ivica Daçiç tha se të enjten ka biseduar me homologun e tij rus Sergei Lavrov për çështjet të rëndësishme që janë me rëndësi jetike për Serbinë, siç është furnizimi me energji dhe gaz.

Ai shtoi se e ka falënderuar Lavrovin edhe një herë për qëndrimin e tij të prerë dhe parimor në lidhje me Kosovën.

“Është me rëndësi jetike për ne. Është me rëndësi jetike që ne të dimë se në Këshillin e Sigurimit kemi një votë të caktuar që gjithmonë do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe që gjithmonë do të mbështesë integritetin territorial të Serbisë”, tha Daçiç.

Daçiç theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë mbështeten në një nivel shumë të lartë të besimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve personale midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë