Ka ndodhur

Tentoi të vrasë me armë një person në Dibër, 30-vjeçari kapet pas 10 muajsh

Gazeta Si – Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje” është arrestuar në Dibër.

Sipas asaj që njofton policia, ndaj 30-vjeçarit Ardit B., banues në Peshkopi, ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”, pasi në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë personin me iniciale S.A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë