Gazeta Si – Një tërmet rreth 4.7 ballë me qendër në ishullin e Korfuzit është ndjerë në të gjitha qytetet e Jugut të Shqipërisë rreth orës 6:20 minuta mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas burimeve, lëkundjet janë ndjerë dhe në Kerkyra, ishujt jonianë edhe në Sarandë, Gjirokastër, dhe Vlorë.
Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane, për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti goditi të premten, më 22 mars 2024, në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi të cekët prej 10 km.
Lëkundje të dobëta mund të jenë ndjerë në Agios Georgis që ndodhet 35 km nga epiqendra, Kontokali 47 km larg, Kanali, 51 km larg, Korfuz 53 km larg, Sarandë 64 km larg, Gjirokastër 84 km larg, dhe Vlorë 90 km larg.
Sipas autoriteteve nuk raportophet për persona të lënduarapo dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




