Gazeta Si – Bashkë me trajnerin Silvinjno doli para gazetarëve edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili mes të tjerash theksoi se Shqipëria ka frymë shumë pozitive, ka cilësi në skuadër dhe mund të bëjë surprizën në Euro 2024.
“E rëndësishme është që ekipi të punojë bashkë, si në lojën difensive, ashtu dhe në atë ofensive. Janë dy aspekte fondamentale. Do të jetë bukur të shikojmë gjithë ata shqiptarë që të na mbështesin në stadium, sepse në Itali ka shumë shqiptarë. Jemi shumë lojtarë që luajmë këtu dhe e dimë si është futbolli në Itali.
Italia ka historinë e vet, çdo kompeticion është aty, Europian dhe Botëror. Luajmë me skuadra të forta, por ne kemi një frymë jashtëzakonisht të mirë në skuadër, kemi cilësi dhe mund të bëjmë ndonjë surprizë.
Nuk e kemi mendjen shumë tek Europiani. Po mendojmë për këto ndeshje, edhe pse janë miqësore. Janë kombëtare të mëdha dhe kemi respekt.
Aleksis Sançez është lojtar shumë i mirë, duhet ndihma e gjithë ekipit për ta ndalur. Por një skuadër nuk është vetëm një lojtar. Ai ka bërë mirë kudo ku ka luajtur.
Diçka shumë e bukur po ndërtohet për futbollin në Shqipëri, është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë futbollistët. Do të ketë të rinj më të mirë se ne, që do ta çojnë Shqipërinë më lart”, – tha kapiteni kuqezi mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.