Gazeta Si - Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën penale.
Në përfundim të seancës është vendosur masa “arrest në burg” për dy bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit.
Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u qëllua në banesën e tij me 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës.
I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është Ilir Beqaraj, i cili rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari.
Edison Haxhiu dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.
Sipas hetimeve rezulton se Ilir Beqaraj, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferit që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip Land Rover. Me hapjen e kamerave te sigurisë, është rindërtuar edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte golfin 7 ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.
Makina golf 7 e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.