Ka ndodhur

Kapet me rreth 117 mijë euro në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Gazeta Si- Një 30-vjeçar me iniciale D.T., u arrestua këtë të enjte në Durrës, pasi u kap me shumë të madha parash në automjet.

Gjatë kontrollit fizik në makinë, policia gjeti dhe sekuestron 116.685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

I riu u arrestua në lagjen nr.17, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas posedonte një shumë të madhe parash në makinë.

Paratë u sekuestruan dhe vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë