Dy komisionet hetimore për të cilat është rënë dakord mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit janë një hap larg ngritjes. PD dhe PS kanë përcaktuar anetarët e dy komisioneve. Ata që i zbardhën të mërkurën pas mbledhjes së grupit ishin të djathtët
Për nxjerrjen e të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi, Asllan Dogjani, Ramadan Lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu
Ndërsa komisionin për koncesionet në shëndetësi do e kryesojë Albana Vokshi me anëtarë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.
Nga PS, nënkryetar do jetë socialisti Toni Gogu për të dhënat e sistemit TIMS, ndërsa për koncesionet në shëndetësi do të jetë Plarent Ndreca.
Të dhënat nga TIMS
Ervin Saljanji - kryetar
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Xhelal Mziu
Elda Hoti
Luan Baci
Asllan Dogjani
Koncesionet në Shëndetësi
Albana Vokshi- kryetare
Zheni Gjergji
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Zëvendësues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.