Ka ndodhur

Njëri transportonte emigrantët, tjetri kontrollonte rrugën, arrestohen dy trafikantë

Nga Gazeta Si- Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa u kapën duke transportuar emigrantë kundrejt përfitimit. Operacioni policor i koduar “Stacioni 1” përfundoi me arrestimin e shtetasve, N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë ndërkohë që janë sekuestruar 2 automjete dhe dy celularë.

Shtetasi N. N. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar “Tre Urat”, Përmet, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Shtetasit E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë