Ka ndodhur

Përplasi nënë e bir me makinë për t’i vrarë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Gazeta Si – Një 38-vjeçar u arrestua në Vaun e Dejës në Shkodër i akuzuar për tentativë vrasjeje. Policia tha se Mersin Mlloja, banues në fshatin Kosmaç, dyshohet se një ditë më parë ka tentuar të vrasë, duke përplasur me automjet nënë e bir në fshatin Bushat.

Sipas policisë, nënë e bir janë kolegë të tij, teksa po ecnin në korsinë e dedikuar të këmbësorëve.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Automjeti që drejtonte Mlloja është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 38 vjeçari akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë