Kosova

Blinken: Mos ktheni tmerrin e konflikteve të viteve ’90! Kosova dhe Serbia të flasin me ne

Nga Gazeta ‘Si’– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se procesi i dialogut në Bruksel, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, është mekanizmi i vetëm që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet.

Gjatë një konference për media në Vjenë, së bashku me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, kryediplomati amerikan tha se njerëzve në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk iu duhet kthim prapa, por të lëvizin para dhe të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Ne po ashtu po punojmë së bashku (me Austrinë) për të përmirësuar raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mekanizmi i vetëm i zbatueshëm, rruga e vetme përpara. Ajo që nuk kemi nevojë, që Europa nuk ka nevojë, veçanërisht që njerëzit nga Ballkani nuk ka nevojë, është që të kthehemi pas në kohë në vitet ’99… ne po punojmë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian mbetet mekanizmi i vetëm praktik dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara

Ne duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe përpjekje konstruktive nga të dyja palët, nga Kosova dhe Serbia, për të stabilizuar raportet e tyre dhe të lëvizim drejt kësaj rruge.

T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe të zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut”, tha Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë