Ka ndodhur

Sherr me sende të forta në Korçë, tre persona bëjnë dhunojnë 30-vjeçarin nga Tirana

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur pas një sherri me tre persona, ku shkak dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer i të plagosurit ndaj 3 autorëve.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se ata kanë njohje dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli. I plagosuri që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se tre autorët janë dorëzuar vetë në komisariatin e policisë.

“Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë