Gazeta Si – Dy vajza, E.O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, M.C., 31 vjeçe, banuese në Durrës dhe një 21-vjeçar me iniciale I.B., banues në Skrapar, janë arrestuar, ndërsa pesë të tjera po procedohen penalisht, pasi kishin kthyer qendrën e masazhit në një bazë prostitucioni në Tiranë në “rrugën “Bardhyl”.
Mësohet se disa prej tyre ishin klientë dhe disa të tjerë punonjës, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia dhe një person tjetër është shpallur në kërkim.
Policia tha se u proceduan penalisht D. H. 38 vjeçe, L. S. 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve; A. B. 34 vjeç, A. I. 28 vjeç dhe K. A. 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve.
Ndërsa në kërkim është shpallur 38-vjeçari me iniciale O.Rr.
Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh në rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




