Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të 2023-shit, paga mesatare bruto arriti në vlerën e 75.025 lekëve, duke u rritur me rreth 14% në një vit.
Rritja i atribuohet më së shumti sektorit shtetëror, ku paga mesatar arrin 87.8 mijë lekë, ndërsa në privat 69.4 mijë.
Në raport tremujorësh, paga e administratës publike është rritur me 16.2%. Aktiviteti me pagën më të lartë është ai i ligjvënësve dhe drejtorëve ekzekutivë në administratë, mbi 120 mijë lekë.


Sipas aktiviteteve në privat, fusha financiare dhe e sigurimit, ndonëse nuk ka pasur rritje të konsiderueshme mbetet më e paguara, me një pagë mesatare deri në 150 mijë lekë.
Në fillim të 2023-shit, qeveria Rama nisi një ‘reformë’ për rritjen e pagave në nivel kombëtar duke nisur nga administrata. Sipas kryeministrit, rritja në shtet do të tërhiqte dhe privatin të bënte të njëjtën gjë, por hapat janë shumë më të ngadaltë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




