Terminali i ri në Aeroportin e Firences do të ketë një vresht në çatinë e tij. Modeli dixhital i terminalit të ri që do të ndërtohet në Aeroportin Amerigo Vespucci të Firences, do të ketë mbi çati edhe një vresht prej 77 hektarësh.
Kjo do të jetë një simbol i vreshtave të rrushit dhe kantinave të verës të njohura në zonën e Toskanës.
“Ideja e ndërtesës është të rikrijojë peizazhin më karakteristik të Toskanës, që është vreshti”, tha Roman Vinoly, drejtor i zyrës arkitekturore ‘Rafael Vinoly Architects’.
Projekti do të përfundojë në dy faza, në 2026 dhe 2035, ku terminali do të ketë një hapësirë prej 50 000 m2.
Midis vreshtave do të vendoset një kombinim i paneleve diellore dhe fotovoltaikëve të tejdukshëm, të cilët, sipas Vinoly, janë të rëndësishëm për të reduktuar konsumin e energjisë gjatë ditës dhe për të krijuar një “kontakt vizual” midis pasagjerëve në brendësi të ndërtesës dhe vreshtit mbi çati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.