Ka ndodhur

Vodhi çekun me vlerën 10 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”. Policia thotë se Luigj Shtinja u vu në pranga, pasi vodhi një çek në vlerën 10 mijë euro në subjektin ku ishte i punësuar. Reagimi i policisë erdhi pas denoncimit të pronarit të subjektit.

Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit, 2 të rinj 24-vjeçarë, përkatësisht me iniciale K.L dhe A.L.

Ai ka vjedhur çekun duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se nga veprimet hetimore, dyshohet se 23-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në subjektin ku ishte i punësuar si kasier një çek me vlerë 10 mijë Euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë