Gazeta Si – Katër të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç janë proceduar penalisht nga Komisariati Nr.6 i Policisë së Tiranës pasi vodhën disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë.
Gjatë kontrolleve në kuadër të këtij aksioni policor, policia gjeti një pistoletë me krehër dhe municion luftarak në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve.
Sipas policisë, këtë armë, adoleshenti e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




