Gazeta Si – Dy shqiptarë janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Policia tha se nga Gjermania, u ekstradua 34-vjeçari Abedin Bacja lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Bacja në vitin 2013, me 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet një shtetas. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e tij, nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;
Ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar u ekstradua një 43-vjeçar, R.M., lindur në Mat, të cilit Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Në vitin 2021, ai ka goditur në kokë dhe në trup me levë hekuri kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




