Gazeta Si – Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”.
Lutfi Xeka është dënuar nga Gjykata Krujës me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Xeka në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë kanabis. Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019. Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




