Ka ndodhur

Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet i mituri

Nga Gazeta Si- Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes. Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.

Në fillim të ngjarjes u raportua se 15-vjeçari ishte plagosur nga një e mitur 13 vjeç por më pas është zbuluar se ka qenë një tjetër bashkëmoshatar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes. Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.

Në fillim të ngjarjes u raportua se 15-vjeçari ishte plagosur nga një e mitur 13 vjeç por më pas është zbuluar se ka qenë një tjetër bashkëmoshatar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë