Një sasi prej 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga përfunduan dy persona.
Operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”, përfundoi me arrestimin e A. Gj. dhe A. Sh..
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë. Sekuestrohen 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. 2 shtetasit u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi” ku janë arrestuar dy persona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Hida”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Sh., 39 vjeç, dhe A. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg.
Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




