Ngjarje

Francë, burg nëse u gjuan me shuplakë fëmijëve

Nëse i gjuani më shuplakë fëmijës tuja në Francë, mund të përfundoni pas hekurave. Kjo pasi deputetët e parlamentit francez kanë votuar me shumicë dërrmuese në favor të një projektligji që do t’i ndalojë prindërve prekin në mënyrë të dhunshme fëmijët e tyre.

Projektligji mbi “ndëshkimin fizik apo poshtërimin” ka për qëllim të sigurohet që autoriteti prindëror të ushtrohet pa dhunë. Deputetët që votuan pro thonë se rreth 85% e prindërve francezë përdorin dënimin fizik për të disiplinuar fëmijët e tyre.

Përpjekjet e mëparshme për të miratuar ligjit për “shuplakat” kanë dështuar, edhe pse kjo praktikë është ndaluar prej kohësh në shkollat franceze.

Ligjbërësit francezë mbështetën projekt-ligjin në një votim prej 51 votash pro dhe një votë kundër, mëngjesin e të premtes. Sipas tij, prindërit do të mbahen fillimisht në paraburgim.

Deputeti Maud Petit tha se qëllimi kryesor i projektligjit ishte edukimi dhe inkurajimi i shoqërisë francezze për të ndryshuar pikëpamjet e saj mbi këtë çështje.

Ashtu si vendet e tjera europiane, edhe Franca dënon dhunën kundër fëmijëve, por u jep gjithashtu prindërve të drejtën për të disiplinuar fëmijët e tyre. Deri më tani gjuajta me shuplakë ishte e lejuar, por ajo ka nxitur shpesh polemika në mesin e mediave franceze.

Javën e kaluar, katër anëtarë të së njëjtës familje u arrestuan pasi një djalë nëntë vjeç u rrah me vdekje në qytetin e Mulhouse.

Burime policore bënë të ditur se djali kishte refuzuar të bënte detyrat e shtëpisë dhe se ishte goditur me sende të forta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë