Nga Gazeta ‘SI’ – Tre persona janë arrestuar në flagrancë, në Kapshticë dhe u janë sekuestruar 51 kg kanabis.
Përpos drogës, policia ka sekuestruar dhe 1 armë zjarri pistoletë, 6 celularë dhe 5 automjete.
Nga operacioni antidrogë i koduar “Again”, u arrestuan J. S., 42 vjeç; E. M., 28 vjeç dhe S. S., 24 vjeç, banues në Korçë, në tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni i finalizuar pas hetimeve 1-vjeçare, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare është në kuadër të planit “Sundimi i ligjit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




