Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohen rreth 50 kg kanabis

Gazeta Si – Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare të Kapshticës, ku u kapën rreh 50 kilogramë kanabis.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg.

Burime paraprake thonë se droga ishte përshtatur në sasinë e mjetit tip ‘Audi Q7’, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë