Lajme

Debatuan pranë shkollës në Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë bashkëmoshatarin

Gazeta Si – Një i mitur 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një vajzë 13-vjeçare jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës.

Dy të miturit janë parë duke debatuar para këtij akti. Djali është transportuar për në spital ndërsa 13-vjeçarja do të pyetet nga policia në praninë e psikologut.

Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtare të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit.

Policia menjëherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.

Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë