Ka ndodhur

Gjendet në liqen trupi i pajetë i 66-vjeçares në Gjirokastër, dyshohet se është vetëhedhur

Gazeta Si – Trupi i një gruaje të pajetë është gjetur në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.

Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufomë në sipërfaqe të rrjedhës në liqenin e Viroit.

Sipas policisë, viktima është është konstatuar rreth orës 10:00 në mëngjes. Trupi i përket shtetases me iniciale I.K., banuese në Manalat, me probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, dyshohet se 66-vjeçarja është vetëhedhur në liqen. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë