Gazeta Si – Policia ka identifikuar në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme në Cërrik ku dy automjete të parkuara u përfshinë nga flakët.
Raportohet se autori i dyshuar është 34-vjeçari me iniciale I. F., i cili rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. F., 34 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij”, raportojnë uniformat blu.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1 ku për motive të dobëta, 34-vjeçari dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të vëllezërve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




