Gazeta Si – Një konflikt në familje është regjistruar në Sarandë, ku një çift bashkëshortësh janë konfliktuar dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Policia njofton se 22-vjeçarja me iniciale A.Z. goditi me thikë në shpatull bashkëshortin e saj L.Z. 28 vjeç duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur për motive banale në banesën e tyre në lagjen Nr.2 të qytetit.
28-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 22-vjeçarja është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




