Ka ndodhur

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 30-vjeçari në Kamëz

Gazeta Si – Një 30-vjecar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga komisariati nr.5 i Policisë.

Vitin e shkuar, Gentian Losha, u konfliktua me disa shtetas dhe gjatë sherrit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë