Nga Gazeta ‘SI’ – Të gjithë ata që prodhojnë energji tani mund ta hedhin atë në rrjet. Kjo u pohua nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku e cila tregoi disa nga vendimet e fundit të qeverisë, nisur nga energjia. Balluku tha se një ndryshim domethënës për këtë sektor është ai i lejimit të vetëprodhuesve për të hedhur energji në rrjet.
Më herët kjo mund të ndodhte vetëm për subjektet që prodhonin deri në 500 kilovatorë energji dhe e shkëmbenin atë me OSHEE-në. Tani të gjithë ata që prodhojnë energji mund ta hedhin atë në rrjet, por pa kërkuar kompensim nga shteti. Ky është një ndryshim që prej kohësh është kërkuar nga shoqata e biznesit vendas.
Zv.kryeministrja tregoi pa shumë detaje se janë përmirësuar disa VKM për lehtësimin e investimeve në Shqipëri.
E pyetur nëse do të stërviten në këtë bazë ushtarët e Ukrainës, ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.
“Është një aset që i përket aleancë. Në koordinim me NATO nëse do shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, tha Balluku.
Lidhur me kërkimet e naftës në Shpirag, ministrja tha se qeveria po pret përgjigjen e Shell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




