Ka ndodhur

Zjarr në banesë, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Vlorë

Gazeta Si – Një 70-vjeçar ka humbur jetën mesditën e së mërkurës në Vlorë për shkak të një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Osman Haxhiu”, teksa zjarri përfshiu banesën e vjetër e cila u shkrumbua menjëherë dhe për shkak të konstruksionit të saj me dru.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari që ndërroi jetë nuk mundi të largohej nga banesa pasi ishte i paralizuar.

Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një pajisje ngrohëse që mendohet se i moshuari kishte lënë ndezur.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe izoluan flakët, por nuk mundën të shpëtonin të moshuarin.

“Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë