Ka ndodhur

Tiranë, babë e bir kontrabandonin veshje nga Turqia dhe i stamponin logo false

Gazeta Si - Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Brands”, teksa po punohet për kapjen e djalit të tij me iniciale D.A.

Policia thotë se ata magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë