Kosova

KFOR-i largohet nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit: Situata është stabilizuar

Nga Gazeta ‘Si’-Pasi situata në Komunën e Zveçanit është stabilizuar njësitë e KFOR-it janë larguar nga objekti komunal.

Kështu kanë bërë të ditur nga KFOR- përmes një njoftimi ku theksohet se megjithatë njësitë do të kryejnë patrullime të rregulla në Zveçan.

“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë të implementojë mandatin e saj.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet gjithashtu në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë