Gazeta Si – Shqipëria luan më 25 mars një miqësore ndaj Suedisë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në orën 19:00. Kjo është miqësorja e dytë e marsit, pasi 3 ditë më parë zhvillohet testi me Kilin në Itali.
Federata Shqiptare e Futbollit bënë me dije se tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren e kuqezinjve në Stokholm mund të blejnë bileta prej datës 27 shkurt. Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online, duke filluar nga data e përmendur më sipër.
Më shumë informacion rreth këtyre ndeshjeve dhe biletave do të ketë ditët në vazhdim nga FSHF, nëpërmjet kanaleve të komunikimit në rrjetet sociale.
Nga tri miqësoret që janë zyrtarizuar deri tani para Europianit, asnjëra nuk luhet në Tiranë. Me Kilin kuqezinjtë do të ndeshen në Parma të Italisë, me Suedinë në Stokholm dhe me Lihtenshtejnin në qershor në fushën e këtij të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.