Kosova

Video/ Këngë kundër Kosovës dhe pro Rusisë, serbët mbajtën protestë në Beograd

Nga Gazeta ‘Si’-Mbrëmjen e kaluar(24 shkurt) në Beograd serbët kanë mbajtur një protestë kundër Kosovës dhe pro Rusisë.

Disa të rinj kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit të Serbisë më flamuj pro-rusë duke brohoritur dhe kënduar kundër Kosovës. Në disa nga flamujt ishte vizatuar ‘shkronja Z’ që njihet si simboli i pushtimit ushtarak në Ukrainë.

Serbia e ka dënuar agresionin kundër Ukrainës, duke thënë se mbështet integritetin territorial të Kievit, po ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ashtu siç kanë kërkuar shtetet perëndimore.Dy vendet mbajnë marrëdhënie të ngushta dypalëshe në nivelin më të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë