Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkuar votat për herë të parë me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët. PS kishte 74 vota në seancën e të enjtes. Me tre votat e PDIU-së, për herë të parë mazhoranca shënjoi një kuorum konkret.
Deputetja Mesila Doda sqaroi në fund të votimit se vota e PDIU-së ishte parimore.
‘Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik” tha Doda.
E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:
“Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.