Politike

Rexhep Meidani kritikoi PS për Kuvendin, Rama i çon djalin si ambasador në Maqedoninë e Veriut

Pak ditë më parë, ish-Presidenti  socialist Rexhep Meidani u shfaq kritik ndaj partisë në pushtet kur tha se ne kushtet e situatës bllokuese në Kuvend i forti duhej të tërhiqej për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Meidani nënvizoi gjithashtu se socialistët nuk duhet të pengonin krijimin e komisioneve parlamentare, në këtë rast atyre hetimore.

Për deklaratat një prej të urtëve në PS siç po ndodh rëndom në partinë më të madhe në pushtet nuk pati asnjë reagim. E vetmja lëvizje konkrete ka ardhur nga vetë kryeministri Edi Rama duke i propozuar djalin si ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me firmën e Ramës, Begaj dekretoi emërimin në detyrë si Ambasador të z.Denion Meidani dhe lirimin nga kjo detyre të z. Fatos Reka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë