Politike

‘Protesta, në dorë të qytetarëve’. Blindohet kryeministria, fjalimet e vetme politike nga Bardhi, Noka dhe Berisha

Nga Gazeta Si - Blindimi i dyerve të kryeministrisë 24 orë para protestës paralajmëron se protesta e sotme e opozitës nuk do të jete aq qytetare sa mesazhet që janë përcjellë paraprakisht në spotin e PD-së së Rithemelimit. Do të jenë fjalime politike nga PD një nga Flamur Noka, tjetri Gazment Bardhi, tre të të tjerë që do të përfaqësojnë PR, PBDNJ dhe PL të tjerët qytetarë. Nuk do të mungoje as fjala e Sali Berishës nga dritarja e banesës ku jeton për shkak të masës arrest në shtëpi.

Një proteste që do të organizohet më së shumti nga deputetët duke thirrur njerëzit në zonat e tyre shumica e të cilëve të martën mbërritën në Tiranë me makinat e tyre private.

Nderkohe pak ore para protestes eshte vendosur edhe podiumi ne ane te kryeministrise, shume afer saj

Policia gjithashtu ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët.

Gazment Bardhi tha një ditë më parë i ftuar në ‘Open’ se protesta organizohet nga PD-ja porse do të jenë qytetarët që do të vendosin se çfarë do të ndodhë, duke lënë të kuptohet qartë se tubimi nuk do të jetë i qetë.    

“Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta.

Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër.

Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty.

Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës.

Figurat kryesore të PD do jenë në krye të përballjes. Qytetarët janë të lirë të shprehin reagimet e tyre”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë