Politike

Opozita në protestë, Rama nis vizitën zyrtare në Turqi, me gjysmën e qeverisë (pritja nga Erdogan)   

Ditën që opozita ka paralajmëruar një protestë para zyrës ku ai punon, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë aty. Më ftesë të presidentit turk Recep Tayyp Erdogan, kryeministri Edi Rama (me gjysmën e kabinetit qeveritar) ka filluar nje vizite zyrtare në Turqi.

Kryeministri Edi Rama përcolli ne faqen e tij Facebook ceremoninë zyrtare te mikpritjes së Delegacionit Shqiptar në Kompleksin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Me pas, Kreu i qeverisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të kryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.

Në këtë mbledhje të parë pritet të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Pas ceremonisë që do të mbahet në Presidencë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, të dy ata do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës,  Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median  deklaratën e përbashkët për shtyp.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe  Zv/Kryeministrja, Ministri i Jashtëm Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë