Politike

Ina Zhupa reagon pas deklaratës së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan: Të pavërtetat e thëna për Butrintin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e UNESCO-s, që kundërshton koncesionin e Butrintit, ndërsa thekson se, bashkëkryetari i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit, Martin Mata ka thënë disa të pavërteta.

“Të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.

Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika” Jo vetëm bën kritika, por e kundërshton dhe përmend AADF specifikisht ku Mata është CEO, si të papërshtatshme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.

Citoj një pjesë raporti nga dhjetëra: “Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë”

Së dyti vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncensionar AADF, si të papërshtatshëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacionit që e merr Butrintit.

Mata tha se “ AADF ka mandat për tu përfshirë në trashëgiminë kulturore të vendit, medemek me mision filantropik” Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor  Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirjen në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropik, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marr në koncension Butrintin por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikqyr ato!!!

4- Mata fshehu të vërtetën se kur AADF përfshihet në trashëgiminë kulturore ka bërë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshton.

5- Ai shprehet “ Nuk ka prezantuar AADF një Plan Menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollar, e prezantuar dhe e ka marr vetë Butrintin…

6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundrazi janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qendrën e Vizitorëve etj...”, renditi Zhupa


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë