Politike

Gjekmarkaj për protestën e 20 shkurtit: Nuk dalim në shesh për inat, PD do dëshmojë se doli nga rrethimi

Agron Gjekmarkaj që u bashkua së fundmi me pjesën tjetër të PD-së së Rithemelimit ka bërë thirrje për protestë më 20 shkurt.

“PD lindi në Dhjetor nga protestat e studentëve, ajo ringrihet në Shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në votë e lirë, në dëshirën për ndryshim, në traditën për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes, korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit, arrogancës, patronazhimit, dhunimit të opozitës duke mohuar Kushtetutën.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqërisë.  Politika  shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj  i duhen njerëz të lirë, elitat dhe  profesionistët e vet dhe jo robotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 Shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen, po kaq ëndrra e tyre për tu qeverisur ndershmërisht e me standarde demokratike”, shkruan Gjekmarkaj

Sipas tij, protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i madh me shqiptaret.

“PD u dëshmon  atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo  është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen”, duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqipërinë qytetarëve  të saj.  Ne do ja heqim një kastë që e ka shtrënguar me thonjtë e vet...

Ne nuk dalim në shesh për inat, as të udhëhequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerëzor, nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për  të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci dhe jo autokraci”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë