Sport

Abakarov humb finalen e Europianit, i sjell medalje argjendi Shqipërisë

Gazeta Si – Pritej që pas Dudaev, edhe Abakarov të shpallej kampion i Europës në mundje, por ai nuk ia doli në finalen ndaj rusit Magomedov. Mundësi ynë u mposht sot me rezultatin 7-4, duke humbur medaljen e artë. Megjithatë, ai ka siguruar medaljen e argjendit për Shqipërinë dhe ky është një sukses.

Zelimkan Abakarov konkurronte në peshën deri 61 kilogramë. Findalja ndaj rusit ishte e ekuilibruar, por në fund Magomedov arriti të fitojë.

Për Abakarov është hera e dytë që shpallet nënkampion i Europës, më parë e ka arritur edhe në Zagreb këtë sukses. Po ashtu, ai ka fituar medaljen e bronzit në Botëror, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në Oran dhe të argjendtë në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Konia.

Mundësi çeçen i natyralizuar shqiptar nu mungon asnjëherë në pod, duke i sjellë vazhdimisht medalje Shqipërisë. Një ditë më parë Islam Dudaev fitoi medaljen e artë në Europian e Rumanisë. Një medajle ari dhe një argjendi në Europian nuk janë pak për mundjen kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë