Ka ndodhur

Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete

Gazeta Si – Një 35 vjeçar, i identifikuar si Muharem Koroveshi është arrestuar me urdhër të SPAK në Vlorë, pasi së bashku me 2 persona të tjerë të shpallur në kërkim, planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

Në fakt, i ndaluari kishte tre identitete: Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj. 

Policia thotë se ekzekutimi do kryhej në muajin gusht, por nuk u arrit të finalizohej për shkak se arriti të vërë në pranga personin që do kryente vrasjen.

Në verën e vitit të kaluar, blutë arrestuan Amarildo Nikollin, të cilit iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me selenciator. 35-vjeçari nga Shkodra i cili njihet dhe me mbiemrin Xhanej, ishte i pajisur edhe me municion luftarak, doreza dhe kapuç për të kryer vrasjen e Ines Hajrulla.

Të tre këta persona konsiderohen nga policia dhe prokuroria si organizatorë dhe porositës të atentatit ndaj Ines Hajrulla. Ata akuzohen nga autoritetet se kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, duke siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, si dhe për mbajtjen pa leje të armëve.

Ky operacion u finalizuar fal bashkëpunimit të SPAK dhe Policisë së  Shtetit, si pasojë u dha masa masën e sigurisë “Arrest në burg” për të arrestuarin.

Inez Hajrulla njihet si një prej eksponentëve të botës së krimit në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit janë organizuar disa atentate për shkak të përplasjeve mes grupeve në qytetin bregdetar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë