Politike

‘Dënimi i McGonigal’, Basha:  Rama korruptoi shefin e inteligjencës së SHBA për të më dëmtuar mua dhe PD  

Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat pasi Gjykata federale e Uashingtonit dënoi me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

“Sot jam para jush për të komunikuar për një çështje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike ku kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI për të sulmuar kryetarin e opozites.

Një histori e tillë nuk është dëgjuar as në vende diktatoriale ku kundërshtari politik shihet si armik.

Nuk ka ndodhur ndonjëhere që një kryeministër të korruptojë shefin e

kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik, me qëllimin

e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD”, tha Basha. Më tej ai shtoi:

“Drejtësia amerikane foli. McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD. Dhe dje mori dënimin prej 2 vitesh e 4 muaj burg për rolin e tij në këtë aferë që ka tronditur jo pak edhe opinion publik dhe agjensitë e ligjzbatimit dhe të zbulimit.

Drejtësia anerikane ka zbardhur në detaje gjithë operacionin kriminal që dirigjohej nga zyra e Edi Rames, ushqyer dhe mbështetur edhe nga disa gjoja opozitarë që sot shesin moral.

Dënimi i ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, nga Gjykata Federale e

Ëashingtonit nxori në pah luftën e paprinciptë dhe të pamoral të Edi Ramës ndaj opozitës shqiptare dhe veçanërisht ndaj meje si drejtues i saj.”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë